Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (2024)

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (1)

Edi, me fjalët e tua po ta kthejmë kusurin!

Dëshirojmë të ndajmë me kryeministrin dhe pasvanët e tij, eksperiencën tonë nga Programi “Report” i RAI 3.

Një eksperiencë intensive për nga bëmat, fyese për nga aspekti njerëzor si shtetas shqiptarë që jemi, por edhe sfiduese në aspektin politik, megjithëse politika e Ramës nuk është profesion, është Mision, mision korrupsioni dhe fushate “kap ç’të kapësh”. Mision për t’i dhënë dërmën Shqipërisë dhe për ta bërë kërmë atë.

Ishte fyese, sepse përtej pjesës që kishte të bënte me Ramën, keqardhjes dhe dhimbjes për faktin se kë kanë shqiptarët në krye, që padrejtësisht janë vendosur në shënjestër nga kryeministri i tyre, për shkak të fushatës elektorale dhe të luftës së Ramës, ky i fundit do që të ngatërrojë në këtë program investigativ edhe Kryeministren Meloni, hom*ologen e tij, siç e quan. Kjo eksperiencë pra në përmbajtje kishte të vërteta të frikshme për Shqipërinë, fakte të prodhuara në Shqipëri, në Tiranë, në zyrën e Kryeministrit, në kuadër të qeverisjes antishqiptare të tij dhe të qeverisë së tij, dhe këtë ne e dimë, të gjithë.

Dhe të gjitha ato fakte të eksportuara nga Tirana në Itali dhe të ekspozuara në ekranin e shërbimit publik italian, me lloj-lloj emrash dhe faktesh të dyshimta, që askush nuk i kundërshtoi, me shumë interes edhe për publikun italian, që i intereson padyshim të dijë se kush është X-i dhe Y-i i krimeve dhe trafiqeve në Shqipëri, ishte një pirg faktesh, një shuplakë e merituar për kryeministrin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Dëgjoni! Shqipëria s’është më ajo që ishte!

Kjo shihet kudo, flitet kudo, mirëpo Kryeministri që e trajton Shqipërinë si çifligun e vet, nuk ja fal dot suksesin kundër tij një emisioni, qoftë edhe një emisioni të huaj investigativ, që ngre kokën kundër tij dhe vendit të tij të zhytur në krim. Ndaj dhe 5 kulla në Tiranë, italianët e dinë shumë mirë që nuk janë zhvillim, por mes 5 kullave filloi të duket ekonomia e nëndheshme, e parave të pista, sepse nuk kanë parë gjë akoma italianët dhe shqiptarët bashkë prej teje, sipas teje.

Dhe e vetmja mënyrë që gjejmë me ndihmën e gojëve të politikanëve të përzgjedhur nga Rama dhe papagajve të tij pa skrupuj, është t’u japim fakte për të treguar që janë mafiozë, trafikantë, kriminelë dhe me të gjitha të zezat. Por për ne, cënimi ynë me gjysmë të vërteta në italisht, thënë nga kreu i shqiptarëve, bërë në vendet fqinje, atje ku jetojnë një pjesë e madhe e bashkëkombasve, është cënim për emrin, nderin, flamurin, për çdo shqiptar dhe pikë.

Kush e bëri duhet ta mësojë se koha kur shqiptarët rrinin heshtur dhe kokëulur përpara Ramës, po vdes me ndihmën e fqinjëve evropianë.

U habitën edhe gazetarët, që Rama kërkoi vetë ballafaqim me ata që sipas tij fyenin Shqipërinë dhe nuk mundi të mohojë asgjë nga çfarë iu tha. Politikanët italianë nuk e bëjnë këtë në fakt, sepse nuk janë politikanë si Rama dhe nuk kanë kaq shumë kurajo për të vjedhur kombin e tyre. Por kjo dalje e Ramës nuk është kurajo, por detyrim ndaj atyre që u ishte përmendur emri në program. Shqiptarët e Italisë dhe Greqisë nuk do të rrinë më të heshtur përsa kohë Rama është kryeministër, për të mos lejuar më që të cënohet emri i shqiptarit.

Kanë vuajtur boll shqiptarët, dhe as ata, as Shqipëria nuk e ulin më kokën.

Tani ne shqiptarët i dimë më mirë se kushdo plagët, problemet që na ka shkaktuar Rama, të metat dhe dobësitë e qeverive shqiptare që nuk kemi mundur t’i luftojnë deri më tani. Por, kush jep fakte për Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, duke i treguar edhe me gisht, pa u lënë kusur, duhet ndihmuar që qeveria shqiptare të marrë përgjigjen e popullit, me vepra patjetër, por edhe me fjalë sa herë që të jetë nevoja. Me vepra dhe me krenari sa herë që qeveria dëmton Shqipërinë.

Programi Report nuk e kishte me shqiptarët, por me Ramën, të cilit i shkaktuan edhe dëmin, në sy të të gjithë audiencës së tyre italiane. U nisën me këtë mendim dhe kësaj ja arritën. Me kë e kishte programi italian në fakt? Me vetë Ramën e kishte, por futi në valle edhe qeverinë italiane, duke marrë autobote me fakte nga politika e gjirizeve të Shqipërisë, dhe nga ajo mediatike në Tiranë, për të thënë gjithashtu se marrëveshja mes dy vendeve është jo vetëm e keqe, por është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj janë të dënuar si të korruptuar, duke gërvishtur kështu plagën e së vërtetës, mbi nderin e munguar të qeverisë shqiptare, me anëtarë që nuk kanë atdhe, nuk kanë fe, nuk kanë dinë dhe imanë. Qeveritarë që jo vetëm nuk i bindin dot shqiptarët, edhe pse shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, por humbasin dhe diskretitohen përditë në sytë e tij, këta qeveritarë pra mes RAI 3 u shfaqën të neveritshëm siç dhe janë, për një gjasme qeveri që ka në Shqipëri.

Dhe për të na bindur me fakte, RAI 3 nxori si dëshmitarë të së vërtetës kundër qeverisë, një italian të dënuar nga drejtësia, që nuk u përmbajt, një të arratisur të shpallur në kërkim, krahun e djathtë dhe njeriun më të afërt të Ramës për afro 10 vite, numrin dy të qeverisë shqiptare, që e nxori zbuluar narkoshtetin, një në arrest shtëpie nga SPAK që vazhdimisht e telendis, një të përjashtuar nga Vettingu në sistemin e drejtësisë që thumbin e kishte me helm, plus ca veteranëve opinionistë që e bënë fërtele dhe i zhveshën kokë e këmbë qeveritë e Ramës (3 qeveri, që të mos harrojmë). Por, nuk nguroi emisioni të prekë edhe figura të njohura, italianë të implikuar me Ramën dhe shpurën e tij, duke dhënë fakte, për të cilat nuk ka hapësirë për dyshime, pasi shumica e fakteve janë të dukshme dhe vetë Rama në programin televiziv, teksa mbllaçitej nuk i mohoi dot.

Dhe në fund, programi duke marrë fakte nga çorba e qeverisë shqiptare, nuk tha asgjë tjetër veç asaj se, llumi dhe jashtëqitjet e shqiptarëve ndodhen në Qeveri dhe i shërbejnë interesave të tyre në kurriz të shqiptarëve të shkretë.

Programi tha gjëra të pakontestueshme dhe padyshim të vlefshme juridikisht, sepse janë dëshmi njerëzish me pozita të larta, pjesë e çorbës dhe dëshmitarë kokëfortë.

Nga ky investigim i përkryer italo-shqiptar, pamë miun në dukje që në fund polli një mal korrupsioni dhe disa gradaçela ekonomie të zezë. Një program që dha si prova, ashtu edhe akuza, akuza nga njerëzit e afërt të Ramës, me baza dhe fakte, sepse i kanë jetuar ngjarjet dhe i kanë gatuar vetë ato, që konsiderohen të vërteta dhe të provuara, kryesisht nga ish ministri i ekonomisë dhe financave të Shqipërisë për shumë vite.

Një shfaqje televizive që i shkoi hak pjellave dhe pasardhësve të Sigurimit të Shtetit, por që nuk u bë krejt hetuesi për ta, si ajo famëkeqja, për t’u dhënë hakun. Programi i tha Ramës: “kryeministër, ky tha, ai tha, ke takuar këtë, këtu, atje, kanë takuar ata për këtë, këtu bëhet kjo, thuhet se ndodhin këto”, i dha pra, fakte pas faktesh, dëshmi pas dëshmish, e çuan edhe tek i vëllai ku u përpëlit si peshku në breg, por nuk dha asnjë përgjigje, pohoi gjithçka dhe kështu shtroi udhën e drejtësisë në funksion.

Italianët i thanë Ramës, që nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është narkoshtet, nuk janë ata që drejtpërdrejt akuzojnë, por janë të tjerë. Dhe kjo duhet realisht ta tronditë Ramën dhe të tijtë, sepse morën copëza bio nga çorba e politikës shqiptare të Ramës dhe i vërtetuan shtetin mafioz.

Fakti që Rama rendi dhe po copëtohej kaq javë, duke ndjekur gazetarët italianë për t’i takuar, fakti që u çafalit që ta mbyllte historinë, është shumë domethënës. Por profesionalizmi dhe vendosmëria e gazetarisë italiane nuk i lanë asnjë hapësirë, ndaj doli si lolo dhe u leqendis në programin investigativ të RAI 3, që e quan pseudo-investigim.

Epo për një pseudo-investigim po investohesh gjithë këto javë ti Ramë, kanalet dhe portalet e tua? Po na fyen inteligjencën shoku komisar, si padashur, por kryesisht po na vërteton sesa shumë e zhytur është qeveria Rama 3 dhe Rama 2 dhe Rama 1, sa na duket se do të jesh objekt programesh edhe tek Rai 2 dhe Rai 1./Pamfleti

Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (2)
“Shuplaka” e dytë amerikane për Edi Ramën!

4 Qershor 2024, 16:0816:08Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (3)
Rai 3, shqiptarëve ‘u shkon shtatë’!

3 Qershor 2024, 16:3816:38Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (4)
Përplasja me Bardhin e Salianjin: Arsyet e luftës së re brenda Foltores

3 Qershor 2024, 13:1813:18Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (5)
Ultimatumi i SHBA dhe BE për pazarin Rama-Berisha!

1 Qershor 2024, 19:3019:30Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (6)
Giorgia Meloni, kameleoni që po luan me të gjithë në Bashkimin Evropian!

1 Qershor 2024, 12:2512:25Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (7)
Turpi që Lindita Nikolla nuk e fsheh dot

31 Maj 2024, 13:1313:13Editorial

Rai 3, u mbars miu dhe polli një mal korrupsioni (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Rev. Porsche Oberbrunner

Last Updated:

Views: 6128

Rating: 4.2 / 5 (73 voted)

Reviews: 88% of readers found this page helpful

Author information

Name: Rev. Porsche Oberbrunner

Birthday: 1994-06-25

Address: Suite 153 582 Lubowitz Walks, Port Alfredoborough, IN 72879-2838

Phone: +128413562823324

Job: IT Strategist

Hobby: Video gaming, Basketball, Web surfing, Book restoration, Jogging, Shooting, Fishing

Introduction: My name is Rev. Porsche Oberbrunner, I am a zany, graceful, talented, witty, determined, shiny, enchanting person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.